Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Jahjaga nesër në Tiranë, ja agjenda zyrtare e takimeve

E Mërkurë 09 Shtator 2015 14:35

Zyra e shtypit e Presidencës Shqiptare konfirmon vizitën e presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga nesër në Tiranë.

Presidentja Jahjaga do të mbërrijë në Presidencë në orën 10:00, kohë kur do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e mireseardhjes.

Më pas do të ketë një takim të përbashkët me presidentin Nishani pa praninë e medias; ndërkohë që delegacionet do të kenë një takim në orën 10:30. Në orën 11:20 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.

"Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga," thuhet në njoftimin e Presidencës.

Zonja Jahjaga pritet të takohet edhe me kryeministrin Rama, me kreun e Parlamentit Meta dhe me liderin e opozitës Basha, por ende nuk janë caktuar oraret zyrtare të këtyre takimeve.

Agjenda në Presidencë

Ora 10:00 -Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Presidencë

Ora 10: 30 Takimi Tet a Tet(Jahjaga-Nishani)

Ora 10:30-Takimi midis dy delegacioneve.

Ora 11:20 -Konferencë e përbashkët për shtyp.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.