Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Deputetët e KDTP-së dënojnë sulmet terroriste në Turqi

E Enjte 10 Shtator 2015 09:30

Deputetët e KDTP-së në Kuvendin e Kosovës, Müferra Şinik dhe Fikrim Damka, kanë dënuar sulmet terroriste në Turqi, derisa kanë shprehur ngushëllime për të rënët nga radhët e forcave të sigurisë turke.

Në mesazhin e deputetëve të KDTP-së thuhet se qarqe të caktuara terroriste po tentojnë që ta ndalin zhvillimin dhe mirëqenien e shtetit turk. Ata kanë shprehur mirënjohje për angazhimin e forcave të sigurisë për ruajtjen e unitetit dhe paqes, derisa kanë shprehur ngushëllime për të rënët në detyrë.

Sipas tyre këto ngjarje kanë shkaktuar pakënaqësi por edhe pikëllim në radhët e pjesëtarëve të komunitetit turk të Kosovës dhe kanë shprehur bindjen se Turqia do të tejkaloj edhe këto ditë të rënda.


 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.