Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Presidentja e Kosovës do të nis vizitën dyditore në Shqipëri

E Enjte 10 Shtator 2015 09:54

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të mbërrijë sot në Tiranë me ftesë të presidentit, Bujar Nishani, në një vizitë zyrtare dyditore.

Në ditën e parë të vizitës Presidentja e Kosovës do të zhvillojë disa takime me krerët më të lartë të shtetit.

Në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Presidencë për t’i lënë vendin më pas një takim kokë më kokë me Presidentin Nishani. Në fund të këtij takimi parashikohet një konferencë e përbashkët shtypi mes dy presidentëve.

Pas Nishanit, Jahjaga do të pritet nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.

Rreth orës 15:30, Presidentja Jahjaga do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me fjalën e rastit, ndërsa agjenda e takimeve në ditën e parë të vizitës mbyllet me një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në ditën e dytë Jahjaga do të takojë kreun e opozitës, Lulzim Basha, si dhe do të vizitojë qytetin e Beratit dhe të Shkodrës.

Gjatë kësaj vizite, Jahjaga do të jetë e shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.