Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 15 Nëntor 2019

Reinhardt: Kosovës i mjaftojnë 3 mijë ushtarë

E Enjte 10 Shtator 2015 10:32

Kosova nuk ka nevojë për ushtri më të madhe sesa ajo që e ka, sepse asnjë vend i rajonit, e madje as Serbia nuk do ta sulmojë shtetin Kosovën.

Kështu ka thënë në një intervistë për Televizionin Rrokum, ish-komandanti i parë i KFOR’it në Kosovë, gjenerali i NATOs, Klaus Reinhardt.

“Ju e keni një ushtri të vogël dhe kjo është mirë. Paratë e tjera duhet t’i shfrytëzoni në gjëra të tjera. Nuk keni nevojë të frikësoheni as prej Serbisë, as prej Maqedonisë, Malit të Zi apo Shqipërisë. Asnjëra nuk do t’ju sulmojë. Edhe nëse dikush e thotë këtë, nuk është e vërtetë”.

“Pra, kush po e sulmon shtetin tuaj? Askush!”

“Pra, juve ju nevojitet një ushtri e vogël për t’iu bashkuar ndonjë shteti tjetër në Europë. Numri i ushtarëve që e keni tash është i mjaftueshëm. Nëse më pyetni se sa ushtarë i nevojiten Kosovës, unë do të thosha se maksimumi është 3000, numër ky që korrespondon me numrin e popullsisë dhe sipërfaqen e shtetit”.

“Ju duhet të jeni totalisht të pavarur. Duhet të futeni në ujë, të notoni për të mbijetuar. Ne nuk mund t’ju mbrojmë më. Do të ishte mirë sikur dikush të thoshte: t’i marrim paratë që i kemi investuar në ushtri për t’i investuar në hapjen e vendeve të reja të punës”.

I pyetur për deklaratat e disa politikanëve, se Kosovës i duhet patjetër ushtria për shkak të Serbisë, Reinhardt thekson se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të hapë konflikt me Kosovën dhe se ata që mendojnë kështu duan vetëm të krijojnë panik tek njerëzit.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.