Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Jahjaga pritet në Tiranë me nderime të larta

E Enjte 10 Shtator 2015 11:31

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron sot në Tiranë në një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të saj të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në orën 10:00, Jahjaga u prit me ceremoni zyrtare në Presidencë nga kreu i Shtetit, për të vijuar më pas me një takim kokë më kokë pa praninë e medias.

Në orën 10:30 do të ketë një takim mes dy delegacioneve, për të vijuar me një konferencë të përbashkët për mediat të dy presidentëve në 11:20.

Axhenda e takimeve të Presidentes së Kosovës do të vijojë me kryeparlamentarin Meta në 12:15, për të vijuar me kryeministrin Rama në 12:45.

Jahjaga gjithashtu do të mbajë edhe një fjalim në seancën e sotme të Kuvendit në orën 15:30.

Takimet në ditën e parë të vizitës do t’i përmbyllë me kryebashkiakun Erion Veliaj në 16:30.

Ndërkohë dita e dytë e qëndrimit të Jahjagës në vendin tonë nis me një takim me shefin e selisë blu, zotin Lulzim Basha në orën 07:45.

Pas takimit me Bashën, Presidentja e Kosovës do të udhëtojë drejt Beratit, ndërsa vizitën do ta përmbyllë me një vizitë në Shkodër.

Axhenda në Presidencë

Ora 10:00 -Ceremonia zyrtare e mireseardhjes në Presidencë
-Takimi kokë më kokë.

Ora 10:30 -Takimi midis dy delegacioneve.

Ora 11:20 -Konference e përbashkët për shtyp.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.