Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

Rashiq: Beogradi përfiton nga Asociacioni

E Enjte 10 Shtator 2015 15:10

Ish-ministri Nenad Rashiq ka thënë se nga marrëveshja e Brukselit nuk kanë përfituar asgjë serbët e Kosovës.

Ai nuk beson se bashkëkombasit e tij të kenë përfituar gjë nga marrëveshja e fundit.

“Humbësit më të mëdhenj janë serbët e Kosovës”, ka thënë ai në Zona B në Klan Kosova.

Ai tha se Asociacioni është një mundësi e mirë për Beogradin që të ushtrojë më shumë fuqi politike mbi komunat serbe në Kosovë.

“Nuk ka me pasë kompetencë ekzektuive por sidoqoftë ata do të kenë fuqi politike që të ndikojnë në çdo komunë dhe në fund Asociacioni është krijuar nga mosbesimi i Beogradit tek komunat serbe të Kosovës”, ka thënë ai.

“Institucionet e Serbisë ende paguajnë sa e di unë rreth 25 mijë persona. Por po bisedoj me njerëz dhe po kuptojnë se këto janë planet e Beogradit. Ata e ndiejnë veten të tradhëtuar”.

Ai habitet se si të dy qeveritë, kjo në Prishtinë dhe ajo në Beograd, pas çdo marrëveshje e shpallin veten fituese.

“Boksieri që e pëson nokaut dhe ai po grrithet në kokë dhe po thotë jo jo në rregull jam, asgjë nuk kam”, thotë ai.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.