Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 20 Maj 2019

OBI përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

E Hënë 14 Shtator 2015 10:37

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, është duke qëndruar në një vizitë njëditore pune në selinë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Jeddah të Arabisë Saudite.

I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, Selimi ka pasur takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Iyad Ameen Madani, si dhe me ekipin e ekspertëve të OBI-së.

Selimi ka njoftuar Madanin për ecurinë e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe për hapat që kanë mbetur deri në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv dhe konferencës së UNESCO-s, ku pritet të votohet për Kosovën.

Dyzetekatër shtete kanë bashkë-sponsoruar kërkesën e Kosovës për t’u futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv, përfshirë edhe shumë anëtarë të OBI-t.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës më të madhe që tubon shtetet islamike në botë, zëvendësministrit Selimi i ka premtuar angazhim të plotë të organizatës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm.

Bashkëbiseduesit po ashtu janë pajtuar që në ditët e ardhshme, Ministria e Jashtme e Kosovës dhe OBI të punojnë se bashku në informimin e saktë të anëtarëve të OBI-it dhe UNESCO-s për situatën në Kosovë dhe për nevojën e Kosovës që të integrohet në rrjedhat globale të arsimit, shkencës, kulturës dhe trashëgimisë.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.