Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 24 Maj 2019

Hoti lavdëron qeverinë Mustafa

E Hënë 14 Shtator 2015 13:24

“E ftoj opozitën të jetë konstruktive me kritika dhe sugjerime për politikat qeverisëse në interes të qytetarëve”, thotë ministri Abdullah Hoti.

Ai thotë se “ekonomia po vihet në binarë të zhvillimit”.
Ministri i Financave, Abdullah Hoti, ka thënë se qeveria Mustafa është duke punuar me dinamikën e duhur për t’i zbatuar premtimet e dhëna për këta katër vjet të qeverisjes.

Ai thotë se ky koalicion e ka filluar qeverisjes me mandate të qartë dhe program të detajuar.

Hoti ka treguar se janë duke punuar në strategjinë kombëtare të zhvillimit, e cila, sipas tij, do të jetë shumë më konkrete sa iu përket masave dhe aktiviteteve që do të ndërmerren ëpr t’i realizuar objektivat qeverisëse.

Sipas tij, politikat fiskale që ka ndërmarrë Qeveria gjatë këtij viti, do të japin edhe efekte në investime dhe punësim

Në një intervistë për Epokën e Re, Hoti ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes për kredi me insiticuonet financiare do të hapë mundësi për një zhvillim më të shpejtë ekonomik të Kosovës, rritje të shpejtë të punësimit dhe integrim në tregje rajonale dhe europiane.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.