Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 21 Mars 2019

Turqia e mbështet Kosovën për në UNESCO

E Marte 15 Shtator 2015 14:59

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot Ambasadoren e re të Turqisë të akredituar në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe vazhdimin e mëtejmë të tij, njofton kumtesa ministrore.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, e informoi ambasadoren edhe aplikimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, duke vlerësuar rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë, dhe kërkoi ndihmën e Turqisë për t’i kaluar pengesat politike në rrugën drejt anëtarësimit.

Nga ana e saj, Ambasadorja Kivilcim Kiliç falënderoi Ministrin për vlerësimin dhe mikpritjen. Ajo tha se Turqia është tejet e kënaqur me nivelin që kanë arritur marrëdhëniet me Kosovën, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë.

Ambasadorja turke Kiliç, theksoi se detyrë kryesore e të dy vendeve është t’i vazhdojnë dhe forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin.

Në këtë kuadër ajo siguroi që vendi i saj do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ajo tha se janë duke përcjellë me kujdes këtë proces, edhe në këtë pikë siguroi që Turqia do ta mbështesë Kosovën.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.