Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Mesazhi i Mustafës për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

E Marte 15 Shtator 2015 15:16

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një mesazhi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Mesazhi i kryeministrit Isa Mustafa:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, populli i Kosovës, afirmon demokracinë si vlerë të besimit të shoqërisë njerëzore.

Demokracia nënkupton trajtim të barabartë dhe ofrim të mundësive të barabarta për të gjithë, pa asnjë dallim.

Demokracia është respekt për vlerat dhe pikëpamjet e tjetrit.

Ideali i popullit të Kosovës ka qenë gjithmonë demokratik, duke respektuar dallimet kulturore, politike, sociale.

Toleranca, zëri plural, e drejta e shprehjes, trajtimi i barabartë, ofrimi i hapësirës që zëri të dëgjohet, janë disa nga parimet mbi të cilat shoqëria e Kosovës po mbështet përpjekjet për demokraci.

Me këtë rast uroj të gjithë qytetarët e vendit tonë, për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, dhe siguroj në emër të Qeverisë së Republikës se Kosovës, se vizioni për Kosovën shtet të lirë dhe demokratik do të jetë vizoni udhëheqës në secilin hap që do ta bëjmë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.