Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Demolli në Samitin Evropian të Mbrojtjes në Bruksel

E Mërkurë 16 Shtator 2015 08:22

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli u nis sot për në Bruksel të Mbretërisë së Belgjikës për të marrë pjesë në punimet e Samitit të II-të Evropian të Mbrojtjes, që do të zhvillojë punimet më 16 dhe 17 shtator të vitit në vazhdim, organizuar nga Konferenca për Siguri e Mynihut.

Ministri Haki Demolli është i ftuar që të jetë pjesë e Konferencës në mesin e 200 vendimmarrësve nga politika, forcat e armatosura dhe komuniteti i biznesit, të cilët do të mblidhen në kryeqytetin e Evropës për të diskutuar të ardhmen e mbrojtjes evropiane kundër shfaqjes së krizave në Evropë dhe përreth saj.

Ambasadori Wolfgang Ischinger do të kryesojë punimet e Konferencës në të cilën do të trajtohet edhe çështja se ku qëndrojnë politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë, në dritën e konfliktit në Ukrainë, luftën në Siri dhe gjithashtu krizën e refugjatëve dhe sfida të tjera.

Në Bruksel do të analizohet edhe gjendja aktuale në lidhje me zbatimin e vendimeve të rëndësishme ekzistuese NATO-s dhe BE-së, si dhe cilat iniciativa janë të domosdoshme për të arritur synimin e integrimit ekonomik dhe ushtarak në sektorin e mbrojtjes dhe se a duhet Evropa t’i ridefinojë prioritetet e saj strategjike.

Demolli në punimet e Konferencës është i shoqëruar nga këshilltari i tij ushtarak, kolonel Fadil Hadergjonaj dhe Atasheu ushtarak i FSK-së, i akredituar për vendet e Beneluksit, nënkolonel Ahmet Ajeti.
 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.