Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Opozita e bashkuar për rrëzimin e Qeverisë

E Mërkurë 16 Shtator 2015 13:53

Opozita, në një konferencë të përbashkët kanë thënë se janë më shumë se kurrë të bashkuar dhe do të veprojnë si një zë i vetëm.

Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Fatmir Limaj i Nismës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, kanë paralajmëruar se të premten do të nisin nënshkrimin e një peticioni për t’u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shprehin pakënaqësitë e tyre për rrënimin që po i bëhet shtetit dhe të shprehin kundërshtimet e tyre për marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Opozita, në një konferencë të përbashkët kanë thënë se janë më shumë se kurrë të bashkuar dhe do të veprojnë si një zë i vetëm.

Megjithëse sot paralajmëruan vetëm nismën e këtij peticioni, krerët e opozitës paralajmëruan edhe masa të tjera por, nuk treguan në detaje se për çfarë veprime bëhet fjalë.

Ishte lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i cili tha se kjo Qeveri duhet të dorëhiqet, pasi sipas tij tashmë Qeveria ka humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin qytetarë, duke kërkuar që zgjidhja e vetme për vendin është shkuarja në një palë zgjedhje të reja./KosovaPress/ 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.