Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 18 Tetor 2019

O’Conell: Britania e Madhe çdo herë do ta mbështes Kosovën

E Mërkurë 16 Shtator 2015 14:02

Mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën nuk kanë munguar asnjëherë dhe nuk do të mungojë kurrë.

Këtë e tha sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O'Connell, në një ligjëratë në kolegjin Fama.

Ai gjatë kësaj ligjërate theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Sipas tij, sot Kosova është e fokusuar në arsimimin e gjeneratave të reja dhe këto sfida kërkojnë përkushtim.

Si ambasador qe është, O'Connell tha se siguria, prosperiteti dhe siguria e qytetarëve britanezë në botë janë prioritet për të.

Ai gjithashtu tha se Britania dhe Kosova kanë interes që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe njerëzit të jenë të përfshirë në jetën sociale dhe ekonomike.

O’Conell tha po ashtu tha se do ta mbështesin çdo herë Kosovën për zhvillim të mëtutjeshëm, ndonëse kjo rrugë nuk është e lehtë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.