Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 20 Maj 2019

Kosova me përfaqësues në RACVIAC

E Mërkurë 16 Shtator 2015 16:31

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka filluar procesin e dërgimit të diplomatëve si përfaqësues të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku është e anëtarësuar edhe Kosova.

Pas anëtarësimit në Qendrën për Bashkëpunim për Sigurinë “RACVIAC”, me seli në Zagreb, Kosova tash e tutje do të ketë përfaqësuesin e saj në këtë organizatë të rëndësishme rajonale.

RACVIAC është themeluar në vitin 2000 si qendër rajonale për kontrollin e armatosjes dhe nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore me qëllim që të promovojë masa për ndërtim të sigurisë dhe zgjerim të bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore.

Emërimi i diplomatit të karrierës, Bujar Maxhuni, do të koordinojë dhe intensifikojë bashkëpunimin e Kosovës me këtë organizatë, mëson KosovaPress.

Kosova u bë anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate në tetor të vitit 2014, duke iu bashkuar 8 shteteve të tjera anëtare të rajonit si Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.

Kosovarë të shumtë kanë punuar në të kaluarën e vazhdojnë të punojnë për organizata ndërshtetërore, mirëpo si të kontraktuar nga organizata dhe asnjëherë si diplomatë të deleguar nga shteti i tyre.

Kjo është një risi për shërbimin diplomatik dhe politikën e jashtme të Kosovës, i cili gjatë këtij viti është fokusuar veçanërisht në zgjerimin dhe konsolidimin e angazhimit shumëpalësh.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.