Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 26 Qershor 2019

VV: 41,105 mijë nënshkrime kundër “Zajednicës” dhe Demarkacionit

E Hënë 21 Shtator 2015 10:33

Lëvizja Vetëvendosje thotë se peticioni kundër “Zajednicës” dhe Ddemarkacionit me Malin e Zi, deri tani është nënshkruar nga 41,105 qytetarë.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Vetëvendosje thotë se qytetarët kanë nënshkruar edhe sot peticionin, përkundër motit me shi.

Këto nënshkrime janë mbledhur vetëm për tri ditë, dhe me këtë Vetëvendosje thotë se “Qytetarët po e shprehin masivisht vullnetin e tyre kundër ‘Zajednicës’ dhe ‘Demarkacionit’”.

“Ata po tregojnë që janë shumë të vetëdijshëm për vullnetin e tyre kundër defunksionalizimit të shtetit, ani pse kryeministri po i quan ‘të padijshëm’ dhe ‘të painformuar’”, thuhet në publikimin që kanë bërë kjo Lëvizje në Facebook. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.