Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 23 Shtator 2019

Thaçi pret ambasadorin e Kuvajtit

E Hënë 21 Shtator 2015 12:31

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, sot ka pritur Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë, Najeeb A. Al-Bader.

Sipas një njoftimi të MPJ-së, ambasadorin Najeeb A. Al-Bader, zëvendëskryeministri Thaçi e ka falënderuar për përkrahjen që Kuvajti po jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe së bashku kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik.

“Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ambasadori Al-Bader kanë diskutuar edhe për marrëveshjen për Komitetin e Përbashkët të Bashkëpunimit dhe marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve, që tashmë janë finalizuar. Por, edhe për disa marrëveshje të tjera për bashkëpunim ndërshtetëror në bujqësi dhe arsim”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.