Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Jahjaga: Bashkëpunimi me Kuvajtin do të vazhdojë

E Hënë 21 Shtator 2015 15:10Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës në përmbyllje të mandatit të tij në Kosovë, ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, jorezident për Kosovën, Najeeb Al-Bader.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Al Bader për kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohje për shtetin mik të Kuvajtit që e ka mbështetur konsolidimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, posaçërisht për përkrahjen që Kuvajti po jep për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin për thellim të tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ambasadori Najeeb al-Bader e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës dhe theksoi përkushtimin e shtetit të Kuvajtit për të avancuar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.