Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 13 Tetor 2019

Fajdexhinjtë terrorizojnë Prizrenin

E Marte 22 Shtator 2015 09:57

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së, mysafir ishte Sylë Hoxha, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.

Hoxha në emision ka pranuar se gjatë një seance të gjykimit, familjarët e palës se dyshuar për vrasje kanë deklaruar se i ka dhënë prokurorit 100 mijë euro, por ka theksuar se nuk kanë mundur të vërtetojnë asgjë.

“Ne kemi punuar në këtë drejtim. E kemi ndjekur rastin dhe janë dënuar persona që merren me fajde, edhe pse nuk jemi të kënaqur me dënimet”, ka thënë Hoxha, ndërsa e pranon se ka njerëz që qarkullojnë e që merren me fajde dhe haraç.

Në lidhje me vrasjet për fajde në komunën e Prizrenit, që vetëm nga viti 2008 kanë ndodhur 12 sosh, Hoxha e pranon se ka probleme por thotë se nuk do të rrimë duarkryq për këtë dukuri të keqe.

Ai thotë se nuk ka informata se Policia e Prizrenit është e përfshirë në fajde “dhe nuk kam informata për arsyet e suspendimit të Nexhmi Krasniqit”.

“Pas dënimit për vrasjen e doganierit Nasi Gavazaj nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, familja Gavazaj ka bërë ankesë. Ka pasur pakënaqësi, por i kemi shqyrtuar dhe janë trajtuar ato çështje. S’kemi pasur prova”, ka theksuar Hoxha.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka pranuar se ka pasur raste të trafikimit më drogë nga Shqipëria dhe se këta kriminelë janë nga prokurorët e Prizrenit. Të njëjtit, sipas Hoxhës, nuk kanë qenë më të kapshëm për drejtësinë e Kosovës.

Në lidhje me dhomën luksoze në qendrën korrektuese të Prizrenit, Hoxha thotë se nuk ka qenë në dijeni për një gjë të tillë.

“Unë nuk kam qasje. Qasjen kanë Kryetari i Gjykatës dhe Ministria e Drejtësisë. Unë e kam marrë vesh nga “Koha Ditore”, ka theksuar Hoxha.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha ka folur edhe për “Grupin e Pojatës”.

“Dibran Hoxha i ka 84 raste në Prokurori, Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”, i ka 8 kallëzime në prokurori. Donjeta Kosumi edhe si e mitur ka pas një masë institucionale”, ka konfirmuar Hoxha. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.