Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 22 Nëntor 2019

AAK: Veprimi i Opozitës në Kuvend, hap i domosdoshëm

E Marte 22 Shtator 2015 13:13

AAK thekson se veprimi i sotëm i Opozitës në Kuvend, ka qenë një veprim i domosdoshme.

"Ne deputetët Aleancës por dhe të opozitës në përgjithësi, i kemi dhënë mjaft kohë kryeministrit që të reflektojë, por ai në vend të kësaj sot ka ardhur për të bërë lojë në Kuvend. Për më tëpër i ka futur mbrenda sallës së Kuvendit edhe pjesëtarët e sigurimit të tij përsonal, që është shkelja më e rëndë e këtij institucioni. Sikur të mos kishte asnjë arsye tjetër, vetëm kjo e fundit mjafton, që kryeministri të tërhiqej nga detyra.

Kërkesat e Opozitës janë të qarta; ai duhet ta tërheqë urgjentisht nënshkrimin nga marrëveshjet, që ne i konsiderojmë të dëmshme për Kosovën dhe t’i mundësojë Kuvendit që të japë kontributin e tij në riformulimin e këtyre marrëveshjeve.

Rikthimi i normalitetit në Kuvend, si dhe pengimi i esakalimit të mundshëm të situatës në përgjithësi, është përgjëgjësi eksluzive e Kryeministrit dhe Qeverisë së tij. Ne si AAK jemi të përcaktuar për një stabilitet politik, por vlerësojmë se qasja që e ka Kryeministri ndaj zhvillimeve të fundit, po e çon vendin në një krizë të re politike", thekson AAK.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.