Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Enjte, 19 Shtator 2019

Jahjaga sulmin me ve ndaj Mustafës e quan akt të shëmtuar

E Marte 22 Shtator 2015 13:22

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e dënon sulmin ndaj kryeministrit Isa Mustafa gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e quan këtë sulm të papranueshëm dhe në kundërshtim me frymën e demokracisë së mirëfilltë, me përpjekjet tona për të fuqizuar institucionet e Republikës ë Kosovës dhe vlerat që po i ndërtojmë.

Akte të tilla të shëmtuara, sipas saj e vështirësojnë diskutimin e mirëfilltë publik dhe zbehin besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

Presidentja Jahjaga ka ftuar të gjithë deputetët dhe subjektet politike që t'i respektojnë institucionet e vendit ku përfaqësohet vullneti i popullit, të denoncojnë dhunën dhe që mospajtimet politike t'i shprehin përmes rrugëve institucionale në respektim të plotë të parimeve të demokracisë. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.