Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Nëntor 2018

Çollaku u takua me Komisionerin Hahn

E Marte 22 Shtator 2015 14:58

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku zhvilloi sot takim me Komisionerin Johannes Hahn, në Bruksel, ku diskutuan për reformat dhe progresin në agjendën evropiane të vendit.

Në fokus të bisedës ishte nevoja për të vazhduar me hapat e radhës të agjendës evropiane të vendit, përkatësisht nënshkrimin e shpejtë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim si dhe vendimin meritor për Liberalizimin e Vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë rast, Komisioneri Hahn përshëndeti reformat e bëra nga Kosova duke përfshirë edhe vendime të guximshme në lidhje me dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE, përfundimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe përkushtimin për procesin e dhomave të specializuara.

Ministri Çollaku duke shprehur besimin se viti 2015, do të shënoj kthesë pozitive në marrëdhëniet e Kosovës dhe BE-së ka nënvizuar që tani është momenti i duhur që BE të konfirmoj në mënyrë konkrete perspektivën Evropiane për Kosovën.

Për më tepër, Ministri Çollaku shtoi se:

”E ardhmja evropiane duhet të konkretizohet për shkak se Kosova ka bërë reforma të thella dhe qytetarët duhet të shohin rezultate konkrete edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Sot kam marrë konfirmim nga Komisioneri Hahn se Komisioni Evropian së bashku me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë këtë parasysh, dhe se shumë shpejtë qytetarët do të binden se Kosova si të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme evropiane”.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.