Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 15 Nëntor 2019

Vetëvendosje: Deputetët e pozitës sulmojnë opozitën me gota qelqi

E Marte 22 Shtator 2015 15:50

Derisa opozita po zhvillonte aksion simbolik demokratik për të shprehur shqetësimin me gënjeshtrat që po ia bën Isa Mustafa popullit dhe deputetëve, deputetët e pozitës gjuajtën deputetët tanë me gota qelqi.
Kështu thonë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Derisa deputetët e opozitës gjuajtën Isa Mustafën me vezë, deputetët e pozitës përdorën mjete të forta për të kundërshtuar një aksion demokratik. Kjo tregon të vërtetën e tyre, pavarësisht çirrjes se gjoja opozita po e pengon demokracinë dhe po përdor dhunë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, kallxo.com ka publikuar një video ku shihet duke u hedhur një gotë nga karriget e pozitës. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.