Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

BE: Dhuna është e papranueshme

E Mërkurë 23 Shtator 2015 11:28

Gjuajtja me vezë nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës në drejtim të kryeministrit, Isa Mustafa, derisa ai kishte nisur raportimin e tij për marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, ka bërë që seanca e Kuvendit të ndërpritet dhe të shtyhet për disa herë.

Por, situata e krijuar dje në Kuvendin e Kosovës ka marrë nota të ulëta nga Bashkimi Evropian, Zyra e BE-së në Prishtinë dhe ambasadori i SHBA-së dhe i Britanisë së Madhe. Të gjithë e kanë quajtur të papranueshme dhunën e shkaktuar në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ajo nuk është mënyra e duhur për t’i zgjidhur situatat e rëndësishme për vendin.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një prononcim për gazetën “Zëri”, ka thënë se ajo që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës nuk është mënyra se si shoqëritë demokratike funksionojnë.

“Çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës dje nuk është mënyra se si shoqëritë demokratike i diskutojnë çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Zhbogar për “Zërin”. Sipas tij, kjo është një mënyrë e ulët e cila nuk lavdëron institucionet e shtetit. “Kjo mënyrë vetëm sa tregon mosrespektim të institucioneve”, ka përfunduar reagimin e tij Zhbogar.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.