Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Mustafa: S'ka kthim në pikën zero në asnjë marrëveshje

E Mërkurë 23 Shtator 2015 11:36

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, gjatë emisionit "Debat" në RTK, ka deklaruar se veprimi i sotëm i opozitës, duke e sulmuar atë me vezë nuk është shenjë e mirë për demokracinë.

“Deputetët duhet të reflektojnë kulturë demokratike, për hapësirë në dialog për këmbim të mendimeve. Me faktin që ekziston Kuvendi do të thotë se të gjitha palët nuk kanë mendime të njëjta. Unë sot isha në Kuvend të raportoja ashtu sic ka qenë e definuar pika e rendit të ditës para deputetëve dhe qytetarëve të vendit për të gjitha elementet e marrëveshjes së Brukselit, por për fat të keq kjo mu pamundësua, ndonëse askusht nuk ka të drejtë që t'ia mohojë kryeministrit që të sqarojë para qytetarëve. Kjo nuk është një shenjë e mirë por mendoj se është një fazë që do të tejkalohet shumë shpejt”, ka thënë Mustafa.

"Mendoj se nuk kemi dhënë asnjë arsye për një reagim të tillë, sepse nuk e kemi filluar sivjet dialogun për Asociacionin. Për këtë është dialogu në vitin 2013 dhe atëherë Kuvendi ka dhënë pajtimin për marrëveshjen e parë. Në prill 2013 është arrit marrëveshja e parë ndërsa në qershor 2013 kuvendi me 84 vota e ka votu ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare", ka thënë kryeministri.

Sa i përket asaj që opozita kërkon anulimin e plotë të marrëveshjeve për asociacionin dhe për demarkacionin me Malin e Zi, Mustafa është shprehur: "Nuk ka kthim në pikën zero në asnjë marrëveshje, sepse nuk kthehet në pikën zero ligji për ratifikimin e marrëveshjes, ai është ligj i cili detyron edhe pozitën edhe opozitën. Marrëveshjet e arritura i kontribuon stabilitetit në vend, në rajon dhe rrugës tonë në integrimin evropian dhe t'i hapim proceset më shpejt integrimet".

Tutje kryeministri Mustafa thotë se nëse ne do t’i bllokojmë proceset që përkrahen nga SHBA dhe BE, vakumin që do ta krijojë Kosova, do ta shfrytëzojë Serbia.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.