Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Gusht 2019

Qeveria miraton vendimin për fillimin pagës së veteranëve

E Mërkurë 23 Shtator 2015 13:22

Qeveria e Kosovës ka caktuar lartësinë e pensionit që veteranët luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta marrin së shpejti.

Sipas vendimit të Qeverisë, veteranët deri në moshën 35 vjeçare do të kenë pension prej 130 euro, ndërsa 170 euro do të jetë për veteranët mbi 35 vjeç. Përfitues të këtij pensioni do të jenë veteranët që nuk kanë të ardhura, e që sipas ministrit tw Financave, Avdullah Hoti, janë rreth 14 mijë.

Nga 130 deri në 170 do të sillet pensioni i veteranëve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës, e cila i dha mbështetje propozim-vendimit të Ministrisë së Financave për caktimin e lartësisë së pensionit të veteranëve të UÇK-së. Kreu i kësaj ministrie, Avdullah Hoti tha se paga e veteranëve nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale në Kosovë, siç është e përcaktuar me ligjin për veteranët e UÇK-së.

“I propozohet Qeverisë së Kosovës lartësia e shumës së pensionit të veteranit luftëtarë të UÇK-së, si vijon: 130 euro për veteranët luftëtarë të UÇK-së deri në moshën 35 vjeçare dhe 170 euro për veteranët luftëtarë të UÇK-së mbi 170 euro”, tha Hoti.

Hoti tha se përfitues të këtij pensioni, do të jenë personat që janë pa të ardhura financiare.

“Ministria e Financave ka bërë analizat e nevojshme, së pari bazuar në konsultimet me sekretarinë e komisionit dhe bazuar në të dhënat e aplikantëve, numri i atyre që janë të papunë, ose pa të hyra dhe që është njohur statusi i veteranit luftëtar, është afërsisht 14 mijë përsona”, tha Hoti.

Kryeministri Isa Mustafa tha se është shumë i rëndësishëm ky vendim i Qeverisë, në mënyrë që të përmbyllet procesi dhe veteranët të fillojnë t’i realizojnë të drejtat e tyre që u takojnë me ligj.

“Me këtë prej ditës së sotme hapet mundësia që të gjithë përfituesit e kësaj të drejte nga radhët e veteranëve të UÇK-së, të fillojnë të realizojnë të drejtën e tyre”, tha Mustafa.

Nuk u bë e ditur se nga cila periudhë do të fillojë pagesa e këtyre pensioneve, por kryeministri Mustafa paralajmëroi një mbledhje tjetër të Qeverisë për të premten, ku do të dihen procedurat tjera rreth shfrytëzimit të drejtës së veteranëve të UÇK-së.

Ditëve të fundit, veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar protesta të dhunshme nëse Qeveria nuk nis zbatimin e ligjit me të cilin parashihen befinicione financiare për këtë kategori.

Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e saj mori edhe një sërë vendimesh të tjera, që kanë të bëjnë me lidhje të marrëveshjeve bashkëpunimi me vende të ndryshme, mes të cilave është marrëveshja financiare për IPA 2012 dhe marrëveshja financiare IPA 2013 me ndryshime, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.