Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 17 Tetor 2018

Kosova merr mbështetjen e Holandës

E Mërkurë 23 Shtator 2015 20:54

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Gerrie Willems për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj në Kosovë.

Presidentja Jahjaga me këtë rast vlerësoi se “marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira dhe çmoi lartë mbështetjen që Holanda i ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës për proceset e shtetndërtimit”.

Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellim dhe zgjerim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në çdo sferë me interes dypalësh

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems, shprehu vendosmërinë e vendit të saj për të avancuar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në çdo fushë me interes të përbashkët.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.