Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Ahtisaari mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

E Premte 25 Shtator 2015 10:23

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, po qëndron në një vizitë pune në Helsinki me ftesë të Presidentit Martti Ahtisaari.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, presidenti Ahtisaari, i cili drejton Nismën për Menaxhimin e Krizave (CMI) dhe është aktiv në misione paqebërëse në botë, shprehi interesim për zhvillimet e fundit në Kosovës, procesin e integrimeve evropiane si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Në njoftim bëhet e ditur se zëvendësministri Selimi njoftoi Presidentin Ahtisaari dhe stafin e tij për qasjen strategjike të Kosovës, procesin e lobimit dhe zhvillimet e fundit rreth procesit të votimit për anëtarësim në UNESCO që pritet të ndodhë në nëntor.

Njëherësh shtohet se Selimi falënderoi Presidentin Ahtisaari, i cili ka fituar edhe çmimin Nobel për Paqe, për angazhimin dhe ndihmën e tij dhënë procesit të integrimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.