Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Shkarkohet Jabllanoviq

E Premte 25 Shtator 2015 10:30

Përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës kanë vendosur që nga enjtja Aleksandër Jabllanoviq të mos jetë më as përfaqësues, as kryetar i Listës “Srpska”. Ata kanë kërkuar gjithashtu që Jabllanoviq të japë llogari për mjetet financiare që i ka shpenzuar.

Me këtë vendim ata e kanë njoftuar drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, të enjten në mëngjes, në Beograd. Branimir Stojanoviq, zv.kryeministër i Kosovës, ka thënë se presin një përgjigje nga Qeveria e Serbisë.

Sipas tij, ky vendim nuk do ta përçajë Listën “Srpska”.

Ndërsa, Qeveria e Serbisë ka mbështetur këtë vendim.

“Sa na përket neve, Aleksandër Jabllanoviq nuk është përfaqësues i Listës ‘Srpska’”, ka thënë Marko Gjuriq pas një takimi të zhvilluar gjatë ditës nga Qeveria serbe.

Ai ka theksuar se i mbështesin dhe i miratojnë vendimet e përfaqësuesve serbë në krahinë dhe do të vazhdojnë që të bashkëpunojnë me ta.

Në takim me Gjuriqin në Beograd, pos Stojanoviqit ishin edhe ministrat e Qeverisë së Kosovës, Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq, si dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Stojanoviq kishte theksuar se “kupa është mbushur të mërkurën”, kur Jabllanoviqi kishte organizuar një konferencë me gazetarë.

“Kemi vendosur, që për shkak të politikës së përgjegjshme që udhëheqim ndaj popullit tonë, të mos tolerojmë më tutje një sjellje të tillë”, ka thënë ai, shkruan "Zëri".

Stojanoviq ka shprehur besimin se do ta “ruajnë unitetin” e popullit.

Po ashtu ka potencuar se “Jabllanoviqi ka qenë i gatshëm të na fusë në baltë”, duke shtuar se një shumë e madhe e mjeteve ka qenë në llogaritë e Listës “Srpska”, ndërsa nuk është zhvilluar asnjë aktivitet dhe nuk është hapur asnjë zyrë e “Srpska”-s askund. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.