Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Kosova ka përmbushur detyrimet për liberalizim të vizave

E Premte 25 Shtator 2015 14:03

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili kryesohej nga nënkryetarja e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek.

Kryetari Veseli e njohu Delegacionin me zhvillimet në Kuvend, përkushtimin për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, nevojën e nënshkrimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim me deputetët evropianë, Veseli vuri në dukje se Kosova ka përmbushur detyrimet e veta karshi standardeve për liberalizim të vizave. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e procesit të dialogut, si dhe zhvillimit ekonomik.

“Është sfidë zhvillimi ekonomik. Sot të rinjtë tanë kanë vështirësi, ngase zhvillimi që vjen nga lëvizja e lirë e njerëzve, ideve dhe mallrave, mbetet ende e kufizuar. Po presim që nënshkrimi i MSA-së të ndodh sa më shpejt dhe procesi i euro-integrimeve të vendit tonë të vijojë me intensitet”, theksoi Veseli.

Lunaçek dhe anëtarët tjerë të delegacionit shprehën mbështetjen për proceset integruese që po kalon Kosova dhe punën e përkushtuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo theksoi se Kosova gëzon mbështetje të fuqishme të deputetëve të Parlamentit Evropian dhe vuri në dukje se zhvillimi ekonomik mbetet sfidë për rajonin dhe më gjerë. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.