Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Edhe Libia do të mbështesë Kosovën për në UNESCO

E Hënë 28 Shtator 2015 13:52

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot në Nju Jork me Presidentin e Këshillit të Deputetëve dhe Ushtruesin e Detyrës të Presidentit të Libisë, Agila Saleh.

Në këtë takim, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Saleh biseduan për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe përkrahjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Libisë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe kërkoi përkrahjen e Libisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentin afrikan si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.

UD i Presidentit të Libisë Saleh theksoi se Libia do të vazhdojë bashkërendimin e përafërt me Kosovën për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare si dhe për të përkrahur procesin e anëtarësimit në UNESCO.

Ai theksoi se Kosova është shembull i progresit të vendeve që dalin nga konflikti. Ai kërkoi gjithashtu ndihmën e Kosovës në këmbimin e përvojave të shtetndërtimit dhe bashkëjetesës, duke vlerësuar Kushtetutën e Kosovës si model për hartimin e Kushtetutës së re të Libisë. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.