Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 13 Tetor 2019

Jahjaga: Po bëhemi vend i rëndësishëm

E Marte 29 Shtator 2015 08:48

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se pjesëmarrja e Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, tregon se Kosova po zë vend të rëndësishëm në politikbërjen ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është me një rëndësi të vecantë për Kosovën, sepse na jep mundësinë të takojmë krerë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Jahjaga në një intervistë për RTK-në.

Ajo ka thënë se konsolidimi i Kosovës në proceset e integrimeve, bëhet duke lobuar vazhdimisht.

“Konsolidimi i Kosovës dhe procesi i integrimit të organizatat ndërkombëtare, që është priroritet i politikës sonë të jashtme, varet nga lobimi i vazhdueshëm”, ka thënë ajo.

“Prania e Kosovës në ngjarjet kryesore të kësaj jave, është treguesi më i mirë se Kosova tashmë konsiderohet si pjesë e pandashme e sistemeve ndërkombëtare dhe kontribues i barabartë me shtetet  e tjera”, tha Jahjaga.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.