Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 21 Shtator 2019

Pavarësia e Kosovës, çështje e kryer

E Marte 29 Shtator 2015 11:33

Shteti i Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe ai vazhdon të injorohet vetëm nga politikanët e papërgjegjshëm.

Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq.

Ai thotë se sa më shpejt që Kosova të pranohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian është më mirë që konfliktet e vjetra me Serbinë të kthehen në një marrëdhënie të respektimit të dyanshëm, “në shpresë dhe miqësi”.

Politikani më i moderuar serb Jovanoviq, duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë ka thënë se shpallja si “fitore” nga ana e Serbisë me këtë Marrëveshje është vetëm një vazhdim i politikave destruktive në Beograd që humbjet t’i cilësojë si fitore.

Duke pranuar se Serbia ka kryer krime të tmerrshme në Kosovë, Jovanoviq, që në Serbi e njohin si “Çeda”, i ka ftuar serbët e Kosovës që t’i mbrojnë vetë interesat e tyre e jo të lejohen të manipulohen nga Beogradi.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.