Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 16 Dhjetor 2019

Kurti paralajmëron tërmete të reja politike në Kosovë

E Marte 29 Shtator 2015 12:23

  Ish-lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, ka paralajmëruar nga Tirana tërmete të reja politike dhe shoqërore në Kosovë. Në tryezën e organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”, me përfaqësues të medies, shoqërisë civile dhe historianë të Shqipërisë, Kurti ka thënë se Zajdenica nuk do pranohet kurrsesi, ndaj për këtë edhe po mobilizohet populli për protesta dhe demonstrata.

”Zajednica nuk pranohet. Janë mbledhur 100 mijë firma deri tani. Jemi në kushtet kur kërkohet referendum për marrëveshjen. Po shkojmë drejt protestave e demonstratave. Do të mobilizojmë popullin. Vjeshta, dimri e pranvera e ardhshme do të jenë më të nxehta se çdo verë që kemi kaluar në Kosovë”, ka thënë Kurti, të hënën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai akuzoi BE-në se nuk ka qenë e paanshme në negociata, pasi, sipas tij, ajo e pranon Serbinë, ndërsa Brukseli nuk e pranon Kosovën.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.