Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Hënë, 16 Dhjetor 2019

Veseli: Opozita duhet ta shfrytëzoj foltoren e jo ta bllokoj atë

E Marte 29 Shtator 2015 13:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në një konferencë për media ka ftuar opozitën që t’i shfrytëzoj seancat parlamentare për diskutim e jo t’i bllokoj ato.

Veseli duke komentuar paralajmërimin e opozitës për bllokim të punës së Kuvendit ka thënë se Kuvendi duhet të jetë vendi ku duhet të jenë bashkë pozitë e opozitë edhe kur nuk pajtohen me njëra – tjetrën e edhe kur ndajnë mendime të përbashkëta, raporton lajmi.net.

“Në Kuvend duhet të respektohet rregullorja”, ka thënë Veseli.

“Kërkoj nga opozita që t’i drejtohet foltores dhe aty të e thotë atë çfarë kanë për të thënë. Nëse ata e bllokojnë foltoren është në dëmin e tyre, sepse qytetarët i kanë zgjedhur që të flasin në Kuvend, dhe jo ta bllokojnë atë”.

Ndërsa, lidhur me mundësinë e një takimi për përbashkët të liderëve për të gjetur zgjidhje për të dalur nga kriza, të cilën vetë Veseli e kishte propozuar, ai ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë në këtë, edhe pse sipas tij kjo më shumë do të duhej t’i takonte Presidentes si institucion që përfaqëson unitetin politik në vend. /lajmi.net/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.