Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 25 Qershor 2019

Mustafa takon Mogherinin, kërkon finalizimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave

E Mërkurë 30 Shtator 2015 08:08

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në Nju Jork me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për të arriturat në Kosovë si dhe avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtejshëm të reformave.

Kryeministri Mustafa veçoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për proceset integruese evropiane, duke kërkuar finalizimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kërkuam që të kemi gatishmërinë e Bashkimit Evropian që të nënshkruhet sa më shpejt Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe po ashtu të hapet mundësia e liberalizimit të vizave. Ne do t’i përmbushim edhe 5-6 çështje që kanë mbetur dhe kemi bindjen se të gjitha kushtet teknike i përmbushim dhe se mbetet vetëm marrja e vendimit politik”, theksoi kryeministri Mustafa, duke shprehur bindjen se përgjigja pozitive nga Bashkimi Evropian për këto dy çështje, nuk do të vonohet.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi përfaqësuesen e lartë të BE-së Mogherini për përkrahjen e saj për proceset në Kosovë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë.

Mogherini shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Një ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa u takua edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili po ashtu shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.