Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 21 Shtator 2018

Mustafa: Folëm edhe për përmbylljen e misionit të EULEX-it

E Mërkurë 30 Shtator 2015 10:20

Kryeministri Isa Mustafa, thotë se në Nju Jork, janë zhvilluar shumë takime me rëndësi për Kosovën, si për njohje, procesin e integrimeve, sigurinë, ekstremizmin dhe mandatin e EULEX-it.

Në një intervistë për RTK-në, Mustafa ka përmendur një kronologji të takimeve të deritashme.

“Kemi pasur disa takime që mendoj se janë shumë të rëndësishme. Kemi pasur takime me Mogherinin, takim me kryeministrin e Luksemburgut, me zyrtarë të Norvegjisë. Kemi kërkuar përkrahjen për Kosovën në anëtarësimin në UNESCO dhe Interpol”, ka thënë Mustafa.

“Kemi zhvilluar çështje që kanë të bëjnë me agjendën tonë evropiane, që lidhen kryesisht me MSA’në dhe procesin e liberalizimit të vizave. Me përfaqësuesit amerikan, kemi biseduar për transformimn e FSK-së në FAK”, thotë veç tjerash ai.

Mustafa ka thënë se kanë diskutuar edhe për përmbylljen e misionit të EULEX-it.

“Me përfaqësuesit amerikan dhe të BE-së kemi diskutuar edhe përmbylljen e misionit të EULEX-it në Kosovë”, tha ai.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.