Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Mërkurë, 17 Tetor 2018

Kuvendi të enjten me minus 50 deputetë

E Mërkurë 30 Shtator 2015 10:31

Mbi 50 deputetë të Kuvendit të Kosovës pritet mos të jenë të pranishëm këtë të enjte në seancën plenare, për shkak se mbi 20 prej tyre nga radhët e PDK-së dhe LDK-së janë në udhëtime e zyrtare jashtë shtetit dhe 30 të tjerë ligjvënës të opozitës kanë paralajmëruar bojkotimin e punimeve.

Ndonëse është planifikuar që këtë të enjte (1 tetor) Kuvendi i Kosovës t’i vazhdojë punimet me pikat e mbetura, megjithatë ka gjasa që mungesa e kuorumit të çojë deri te dështimi i seancës, transmeton zeri.info.

Kjo pasi 20 deputetë të PDK-së dhe LDK-së janë nëpër udhëtime zyrtare dhe pas paralajmërimit të opozitës për bojkotim të seancave.

Kryesia ka planifikuar që të enjten të mbahet vazhdimi i seancës, ndërkaq të premten seancë e re. 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.