Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Dhjetor 2018

Gjuriq “nuk beson se NATO është pajtuar për ushtrinë e Kosovës”

E Mërkurë 30 Shtator 2015 11:48

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk beson në “vërtetësinë” e deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me atë se NATO është pajtuar që Prishtina të formojë ushtrinë në Kosovë.

Ai ka thënë se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshja Ushtarako-Teknike e Kumanovës qartazi tregojnë se cilat forca të armatosura mund të zbarkojnë në Kosovë.

“NATO është organizatë serioze dhe unë nuk besoj se këto deklarata [të Hashim Thaçit] janë të vërteta”, ka thënë Gjuriq para gazetarëve në Bruksel dhe ka theksuar se Rezoluta 1244 dhe Marrëveshja e Kumanovës qartazi definojnë se cilat forca të armatosura mund t’i ketë Kosova, transmeton Koha.net.

“Forcat e NATO-s dhe KFOR-i si komponentë e saj, janë të listuara si forca të armatosura që mund t’i ketë Kosova ndërsa Marrëveshja e Kumanovës definon forcat tjera që mund të zbarkojnë në zonë, përfshi ushtrinë e Serbisë, me një aprovim eksplicit nga KFOR-i që nuk është dhënë tash e 16 vjet”, ka shtuar ai.

Sipas Tanjugut, siç transmeton Koha.net, Gjuriq ka theksuar se “disa ushtri dhe shumë armatim dikur kanë qenë prezentë në Kosovë dhe se shumë para janë shpenzuar dhe janë çuar dëm për këtë qëllim”.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, të hënën ka takuar Todd Chapman, Zëvendësi i Parë i Nënsekretarit në Zyrën për Çështje Politike-Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e Kosovës dhe SHBA-së në fushën e sigurisë dhe kompletimin e tërë strukturës së sigurisë të Kosovës.

Thaçi, siç bënte me dije komunikata për media e lëshuar nga Zyra e Kryeministrisë, u shpreh se Kosova është gati të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe se për këtë ka marrë pajtimin e NATO-s dhe tani po kërkon edhe pëlqimin e Kuvendit të Kosovës.

“Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, përfshirja në programin e Partneritetit për Paqe dhe vendosja e dialogut politik me NATO-n, janë prioritet i Kosovës në fushën e sigurisë”, ka thënë Thaçi gjatë këtij takimi.

 

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.