Opozita braktisi seancën, mbledhja u shty për të martën

Politikë - 11.05.2012 14:15

Mbledhja e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre disa minuta pasi filloi, ndërkohë u shty për të martën.

Kryesuesi Xhavit Haliti, i cili përmes një pauze u përpoq të krijonte hapësirë për harmonizimin e qëndrimeve mes pozitës, që kërkonte rivotim për një vendim të marrë dje, dhe opozitës – që e kundërshtonte, u detyrua ta shtynte mbledhjen për të martën, më 15 maj, meqë në sallë kishin mbetur vetëm 36 deputetë, një numër që nuk mjafton për të marrë çfarëdo vendimi.

Ai u bëri thirrje grupeve parlamentare që ndërkohë të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhjen rreth harmonizimit të dy rekomandimeve të miratuara dje, të cilat pozita tash i cilëson kundërthënëse ndërmjet vete, ani pse dje edhe vetë i votoi.
 

Prapa