Dürüst ilkeli aninda haber kosovahaber begen

E Mërkurë, 17 Shtator 2014

Apel udhëheqësve evropianë, liberalizim të vizave edhe për Kosovën

E Shtunë 26 Qershor 2010 15:43Një grup i organizatave joqeveritare dhe qytetarëve nga Kosova i është drejtuar me një apel udhëheqësve dhe vendimmarrësve evropianë për procesin e liberalizimit të vizave, që të përfshijnë edhe Kosovën në këtë proces. “Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve dhe vendim-marrësve evropian që t’i japin Kosovës udhërrëfyesin dhe që formalisht ta përfshijnë Kosovën në dialogun e vizave menjëherë. Kosova si asnjë vend tjetër në rajon ka nevojë për fuqinë transformuese të procesit integrues evropian dhe ne, si të gjithë të tjerët, dëshirojmë të jemi pjesë e Evropës”, thuhet ndër të tjera në apelin e nënshkruar nga organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët e Kosovës. “Përderisa të gjitha vendet tjera, kanë përparuar dukshëm, si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi që gëzojnë udhëtim pa viza si dhe Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria që pritet shpejtë të fillojnë, ne jemi të izoluar po aq sa kemi qenë në verë të vitit 2009. Të gjithë ne, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ndihemi të bllokuar dhe harruar”, theksohet më tej në apel. Në apel po ashtu thuhet se është koha që premtimet të kthehen në vepra. “Evropa nuk mund t’i lejojë rreziqet e ndërlidhura me izolimin dhe getoizimin e Kosovës. Qeveritë e rajonit kanë demonstruar që ato mund të realizojnë reforma të vështira nëse kriteret janë qartazi të definuara dhe të matshme si në rastin e liberalizimit të vizave. Ne fuqishëm besojmë se koha është që Qeverisë tonë t’i epet e njëjta mundësi e barabartë të realizojë reformat e kërkuara për udhëtim pa viza”. Apeli është nënshkruar nga: Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur; Instituti Riinvest; Klubi për Politikë të Jashtme; Iniciativa Evropiane për Stabilitet; KIPRED; Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur; Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut; Qendra për Politika dhe Avokim; Stacion – Qendra për Art bashkëkohor Prishtinë; Lëvizja Evropiane në Kosovë; Lëvizja FOL; Urban FM; Fondacioni Friedrich Ebert; Grupi për Hulumtime në Sociologji dhe Filozofi; Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë; Instituti Ballkanik i Politikave, IPOL; Qendra Kosovare për Edukim; Instituti për Kulturë dhe Sport; Qendra për Politika Evropiane dhe Politikë; Iniciativa për Progres, INPO; Çelnaja; Community Building Mitrovica; JEF Kosova; Instituti Demokratik i Kosovës; Qendra për Integrimin e Komuniteteve, Prizren; Uni Group Junior Enterprise; Qendra për të Drejtat e Njeriut, Universiteti i Prishtinës; Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS; Instituti GAP; Qendra e Kosovës për Politika Publike dhe OJQ Durmish Aslano, Prizren.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.