Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Marte, 20 Nëntor 2018

Erdogan shpallet Doctor Honoris Causa i UP-së

E Enjte 04 Nëntor 2010 14:49

Një doktor tjetër nderi i Universitetit të Prishtinës është shpallur sot. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili dje u shpall Qytetar nderi i Prizrenit, sot u nderua edhe me një mirënjohje tjetër të Kosovës – Doctor Honoris causa i Universitetit të Prishtinës, në shenjë mirënjohje për gjithë çfarë bëri ai për çlirimin, pavarësinë dhe afirmimin e shtetit të Kosovës gjatë dy dekadave të fundit.

Ceremonia,e cila u zhvillua në sallën e Fakultetit Filologjik të këtij Universiteti, në të cilën merrnin pjesë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, diplomatë dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, nisi pak pas orës 11. Për laureatin dhe arsyen e nderimit të tij folën rektori i këtij Universitet, Mujë Rugova, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, kurse laudator ishte Enver Kutllovci. Që të tretë theksuan meritat e kryeministrit turk për Kosovën aktuale – çlirimin, pavarësinë dhe afirmimin e saj në përmasa ndërkombëtare.

Vetë Erdogan tha se ishte i nderuar me këtë mirënjohje dhe se këtë e kupton si një detyrë që të vazhdojë ta mbështesë shtetin më të ri të botës drejt aspiratave të saj euroatlantike dhe prosperitetit ekonomik.

Kryeministri i Truqisë, ndërkohë do të vizitojë Tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit, afër Obiliqit. Ai e përmendi këtë monument të historisë turke, si një pikë që lidhë historikisht Kosovën me Turqinë. Po ashtu përkujtoi edhe Mehmet Akif Aksojin, autorin e himnit turk, i cili ishte nga Peja.

Kryeministri i Truqisë përfundon sot vizitën e tij dyditëshe në Kosovë.

Recep Tayyip Erdogan është kryeministri i parë turk që vizitoi Kosovën.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.