Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Premte, 14 Maj 2021

Mustafa takon komunitetin e biznesit

E Hënë 17 Gusht 2015 22:38

Përfaqësues të lartë të Qeverisë së Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, së bashku me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike të Kosovës, sot në Prishtinë patën takim të përbashkët me komunitetin e biznesit vendas, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Hikmete Bajrami, si dhe udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe ai i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Përfaqësues institucional të Kosovës biseduan me përfaqësues të bizneseve të Kosovës për përmirësimin e klimës së bizesit.

Kryeministri Mustafa fillimisht përmendi të arriturat e Qeverisë që ai udhëheq gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti duke theksuar se Qeveria ka arritur që të përmirësojë kushtet e punës për bizneset kosovare, për dallim prej viteve të kaluara. Ai tha se janë ulur kamatat e kredive për biznese.

“Kemi ulur normat e interesit sa i përket ekonomisë dhe ekonomisë familjare sepse do të kemi një ulje nga 8.2 në 6.2 % që është po ashtu një tregues shumë i rëndësishëm, ku do t’i lehtësohet puna bizneseve” tha Mustafa .

Ai po ashtu theksoi investimet e mëdha kapitale si për shembull Termocentrali “Kosova e Re” që do të kushtoj 1 miliard euro, ku Qeveria po zhvillon bisedime me kompaninë amerikane Global Contour . Ai lavdëroi edhe projektin kapital të ndërtimit të qendrës së skijimit në Brezovicë.

Kreu i Qeverisë kosovare, Isa Mustafa tha se një investim tjetër kapital që pritet të realizohet gjatë qeverisjes së tij është edhe rezorti i Brezovices që pritet të ketë investim 400 milionë euro dhe do të gjenerojë 3000 vende të reja të punës.

Nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se pavarësisht uljes së kamatës dhe përpjekjeve për të ndaluar korrupsionin, bizneset e huaja dhe vendore po përballen me një problem të ri që është mungesa e energjisë elektrike dhe çmimi i lartë i saj.

“Ajo çfarë është më interesante, deri sa në vitin 2014 problemet kryesore për të bërë biznes në Kosovë ka qenë korrupsioni, burokracia, kamatat e larta bankare dhe mungesa e financimit alternativ të projekteve, kjo në 6 muajt e para në vitin 2015 ndryshon dhe këtu figurë nuk është më banka problemi kryesor me kamatat e larta bankare, por çmimi i lartë i energjisë elektrike” tha Gërxhaliu.

Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve kosovare dhe prodhuesit thanë se Qeveria duhet të fokusohet më shumë në përkrahjen dhe mbrojtjen e prodhimeve vendore nga konkurrenca jolojale sepse ky sektor duhet të jetë pikë strategjike e Qeverisë dhe bazë e zhvillimit ekonomik të vendit në të ardhmen.

Një pikë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe premtimi i Qeverisë se, shumë shpejt do ta aprovojë pakon e re fiskale ku pritet që disa produkteve t’u hiqet tatimi mbi vlerën e shtuar.

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.