Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 15 Maj 2021

Nis “Java e Mjedrave”

E Marte 18 Gusht 2015 10:58

Kjo është hera e katërt që USAID-i përmes aktiviteteve të tij bujqësore promovon në Kosovë mjedrat e freskëta të sapo vjela.

Ky eveniment katërditor do të tërheq vëmendjen tek vjelja e suksesshme e frutave të imtë e më shumë se njëzet kultivuesve/fermerëve.

Java e mjedrave do të hapet sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë në praninë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.

Prodhuesit e Mjedrës do të ekspozojnë mjedrat deri më 23 gusht.

Në një komunikatë për media të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe USAID thuhet se deri në vitin 2020, programi Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) i USAID-it, së bashku me partnerët e tij strategjik, do të ndihmojë sektorin e mjedrave që të evoluojë në një industri të qëndrueshme të tregut të prodhimeve të freskëta, duke mbështetur prodhimin në sipërfaqe prej 3000 hektarësh, dhe, mundësisht, të bëhet furnizues kulmor i mje drave të freskëta dhe të përpunuara për tregun vendor, rajonal dhe atë të BE-së.

Sipërfaqet me mjedër në Republikën e Kosovës në vitin 2013 ishin rreth 23 hektarë dhe prodhimtaria ishte rreth 105 ton. Kjo është rritur dukshëm në vitin 2014, kur sipërfaqet me mjedër ishin në 130 hektarë, me prodhimtari vjetore deri në 580 ton. Krejt kjo në mbi 350 ekonomi bujqësore.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë në vazhdimësi grante për prodhimin dhe përpunimin e mjedrës dhe pemëve manore në përgjithësi ku hyjnë edhe dredhëza, manaferra, etj. Sivjet për herë të parë kultivuesit e mjedrës kanë marrë edhe subvencione, nga 400 euro për hektarë dhe për këtë tashmë pagesat janë realizuar që disa ditë.

Në pjesën e granteve për kultivimin e pemëve manore kanë qenë të planifikuara 1 milion euro, ndërkaq rreth 700 mijë janë ndarë si subvencione. Gjithashtu MBPZhR-ja ndanë grante edhe pà «r përpunimin e këtyre pemëve, kur mbështetja varet nga numri i aplikantëve të suksesshëm dhe shuma e kërkesës së tyre për mbështetje.

Ndryshe, vitin e kaluar për pemë manore ishin ndarë rreth 360 mijë euro në pjesën e granteve. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.