Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Paga mesatare e minatorëve të Trepçës, 625 euro

E Premte 21 Gusht 2015 12:10

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë se paga mesatare e punëtorëve në nivel të “Trepçës” është 525 euro, ndërsa paga e minatorëve është 625 euro. Sipas tij, gjatë muajit qershor është arritur rekord ku janë prodhuar mbi 15 mijë tonë xehe.
Me gjithë problemet e mëdha, optimizmi nuk e ka lëshuar për asnjë çast drejtorin e përgjithshëm të “Trepçës”, Ahmet Tmava.

Ai beson se “Trepça” mund të ecën përpara, nëse shteti punon për ta nxjerrë atë nga AKP-ja dhe për t’ia kthyer kompleksin institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ai vazhdon t’i fajësojë institucionet e shtetit të Kosovës, se asnjëherë nuk janë marrë seriozisht me “Trepçën” dhe me problemet me të cilat është përballur dhe vazhdon edhe më tutje të përballet.

Por, edhe përkundër vështirësive, drejtori Tmava pohon se në “Trepçë” është shënuar rekord i prodhimit. /Zëri/Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.