Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Diel, 31 Maj 2020

Qeveria pritet ta shesë qymyrin pa ia ditur çmimin

E Hënë 24 Gusht 2015 10:12

Qeveria e Kosovës ende nuk i ka bërë zgjidhje furnizimit me qymyr të termocentralit të ri me kapacitet prej 600 megavatesh.

As Qeveria e as KEK-u nuk i kanë bërë studimet e nevojshme për hapjen e mihjes së re, që njihet si “Sibovci i Madh” që do ta furnizonte me qymyr termocentralin e ri, shkruan sot Koha Ditore.

Në mungesë të studimeve të nevojshme për cilësinë e linjitit, për investimet e nevojshme për funksionalizimin e mihjes nuk dihet as çmimi që pronari i termocentralit të ri do t’ia paguajë shteti për një ton qymyr.

Kostoja e pagesës së qymyrit është njëra nga pikat që do të përcaktojë çmimin e energjisë së prodhuar në termocentralin e ri, e të cilin në fund e paguan qytetari i Kosovës, përcjell koha.net.

Qeveria e Kosovës po planifikon të nënshkruajë marrëveshjen për furnizim me qymyr me kompaninë që do të ndërtojë termocentralin e ri pa e përcaktuar çmimin, elementin kryesor të secilës kontratë për shitblerje. /Telegrafi/

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.