Dürüst İlkeli Anında Haber - KOSOVAHABER

E Shtunë, 30 Maj 2020

Jahjaga: Festa e rrushit dëshmon traditën e lashtë

E Shtunë 05 Shtator 2015 22:45

Prerja e kalaveshit të rrushit e shënoi edhe hapjen e HardhFest-it në Rahovec. Në festën e vjeljes së rrushit, të pranishëm ishin: presidentja Atifete Jahjaga, ministri Memli Krasniqi dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Jahjaga ka deklaruar se kjo festë dëshmon traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit, raporton KTV.

I pari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se këtë ditë, Rahoveci i hap dyert për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ministri i bujqësisë, Memli Krasniqi, tha se këtë festë do ta transformojnë në festë të vërtetë, e cila ka traditë të lashtë.

Në fund të kësaj ceremonie, u ndanë edhe disa shpërblime për vreshtarët më të mirë.  

Komento

500 Karakteriniz kaldi

Rregullat për komente

  1. Ju lutemi që të bëni përpjekje që komenti i juaj të përkoj me artikullin në fjalë.
  2. Gjatë komentimit ju lutemi që ti kushtoni kujdes edhe drejtshkrimit dhe gjuhës letrare.
  3. Gjithmonë mundohuni që të përdorni një stil më të butë.
  4. Nëse nuk i përmbaheni rregullave të sipërpërmendura atëherë redaktori i ueb faqes ka të drejtë që të mos e botoj komentin tuaj.