Beqiri: Në Kuvend vendos shumica, jo trimëriaShefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka komentuar sa i përket situatës së krijuar gjatë seancës së sotme ku opozita bllokoi seancën dhe e ndërpreu atë, duke thënë se opozita u mundua të tregoi trimëri në Kuvend.
Thaçi: Zhvillimi ekonomik në fokus të QeverisëZëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Britani të Madhe ka vizituar zyrat e kompanisë së njohur për raporte financiare dhe politike, Bloomberg për Evropë dhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane Maximus.
Haradinaj, Mustafës: Tërhiqe nënshkrimin, ndryshe ska normalitet në KosovëKryetari i AAK-së, si dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që ta tërheqë nënshkrimin e tij nga marrëveshja për ASK-në, ose në të kundërtën ka thënë ai, nuk do të ketë normalitet as në Parlament e as në Kosovë.
Tahiri: Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e BrukselitMinistrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Institutit Aspen nga Berlini të organizuar bashkë me Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, në Budvë, ku temë qendrore është bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, në aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë, njoftoi shërbimi i informimit i Qeverisë.
Isa Mustafa ka kërkuar që të mos raportojë sotKryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që pika ku duhet të diskutohet për marrëveshjet e Brukselit të shtyhet për 22 shtator.
Zbritja e TVSH-së nuk ka ulur çmimin e bukësZbritja e TVSH-së në 8% nga 16% sa ka qenë më herët për bukë, nuk ka ndikuar fare në zbritjen e çmimit të bukës. Thuajse në të gjitha furrat në vend çmimi i bukës vazhdon të jetë i njëjtë sikurse më parë, nga 30 deri në 35 centë për një bukë prej rreth 400 gramësh.
Thaçi fton kryebashkiakun e Londrës të skijojë në BrezovicëZëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ende pa filluar projekti për ndërtimin e qendrës së skijimit në Brezovicë, projekt ky i fituar nga konsorciumi MDP Consulting Compagnie des Alpes, ka nisur të reklamojë hijeshitë që ka ky vend.
Kosova me përfaqësues në RACVIACMinistria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka filluar procesin e dërgimit të diplomatëve si përfaqësues të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku është e anëtarësuar edhe Kosova.
Veseli: Kuvendi qe 14 vjet punon pa ligjSot është mbajtur tryezë diskutimi me partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile për Projektligjin për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Selimi priti konsullen e përgjithshme të Turqisë në PrizrenSelimi, ka pritur sot në një takim njoftues Selen Evcit, konsulle e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, e cila është shoqëruar nga ambasadorja turke në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç.