Mustafa kërkoi anulimin e kontratës me djalin e tijKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se ai nuk ka pasur asnjë informatë për rregullimin e një makine të Qeverisë e cila ka pasur garancionin në të njëjtin servis, por që është mirëmbajtur në servise tjera. Mustafa tha se ai ka kërkuar që kjo kontratë të ndërpritet.
Rekordi i bankave, 53 milionë euro fitimSivjet për shtatë muaj bankat komerciale kanë fituar aq sa në të kaluarën nuk arrinin të fitonin për dy vjet. Ky është rekordi i fitimeve te bankat komerciale që nga paslufta, ku për 7 muaj kanë realizuar 53 milionë euro fitime të pastra.
Mustafa u kërkon ministrave eliminim të korrupsionitKryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë kërkoi nga ministrat që të punojnë me përkushtim të plotë me mënyrë që të eliminohet çdo formë e korrupsionit.
Në Ferizaj konfiskohen bankënota 50 eurosh të falsifikuaraNë Ferizaj janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit në disa lokacione të ndryshme kanë vënë në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara prej 50 euro, njofton Policia e Kosovës.
Hiqen pikat e vëzhgimit, Civilna Zastita ende aktiveE ashtuquajtur Civilna Zastita, një organizatë paralele e armatosur në veri të Kosovës, është aktive dhe më e mobilizuar, ndonëse Qeveria e Kosovës, në veçanti ministrja për Dialog, Edita Tahiri, disa herë kanë konfirmuar se ajo është shpërbërë, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, më 26 mars të këtij viti.
Thaçi udhëtoi në vizitë zyrtare në BritaniZëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Kosova gati për udhëtim pa vizaMinistri për Integrime Evropian, Bekim Ҫollaku ka deklaruar se Kosova është gati për liberalizimin e vizave së shpejti.
Demolli në Samitin Evropian të Mbrojtjes në BrukselMinistri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli u nis sot për në Bruksel të Mbretërisë së Belgjikës për të marrë pjesë në punimet e Samitit të II-të Evropian të Mbrojtjes, që do të zhvillojë punimet më 16 dhe 17 shtator të vitit në vazhdim, organizuar nga Konferenca për Siguri e Mynihut.
UEFA shqyrton aplikacionin e Kosovës për pranimKomiteti Ekzekutiv i Konfederatës Evropiane e Futbollit (UEFA), do ta ketë në rend të ditës kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për pranim, shkruan Koha Ditore.