Mustafa emëron 6 zëvendësministraKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar të mërkurën gjashtë zëvendësministra në ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Momenti i fundit për të penguar degradimin ambiental të ObiliqitKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. Njoftohet se ata biseduan për Projektligjin për Zonën e Rrezikuar të Obiliqit dhe rrethinës.
Shqetësime për "bosnjëzimin" e KosovësMe marrëveshjen e fundit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova rrezikon të shkojë drejt "bosnjëzimit", është thënë të mërkurën në një tryezë që ka organizuar subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje.
Mësimdhënësit e arsimit parauniversitar janë pajisur me kontrata të përhershmeMinistria e Arsimit ka shpërndarë në të gjitha drejtoritë komunale kontratat e përhershme në bazë të udhëzimit administrativ dhe të gjithë mësimdhënësit e arsimit parauniversitar janë pajisur me kontrata të përhershme që është një nga kërkesat kryesore të kontratës kolektive.
KFOR-i turk ndihmon shkollën "Motrat Qiriazi", sikurse edhe TIKA KFOR-i turk ka ndihmuar shkollën "Motrat Qiriazi" me një projekt, në saje të cilit janë riparuar dhe pajisur katër klasa. Ndërkohë është miratuar edhe një projekt i TIKA-s për riparim dhe pajisje të 13 klasave.
Blloku B1 kthehet në funksionPas disa ditësh me reduktime të ashpra të energjisë elektrike në vend, është kthyer në funksion Blloku B1.
Thaçi: Kosova shumb tokë në demarkacionin me Malin e ZiZëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi tha se ajo që është thelbësore për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, është se Kosova nuk humb asnjë metër katror në demarkacionin me Malin e Zi.
Shtohen masat e sigurisë për kryeministrinZyra e kryeministrit ka sqaruar lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe me masat e ndërmarra kohëve të fundit për kryeministrin dhe ndërtesën e Qeverisë.
Jahjaga ftohet në New York nga Fondacioni ClintonPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të marrin pjesë në eventin Impakti i së ardhmes që do të organizohet në datat 26-29 shtator në New York, njoftoi Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Policia identifikon personat që dëmtuan rrethojat e QeverisëAksioni i sotëm i Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë të së cilës rrënuan rrethojat e ndërtuara ditën e djeshme para objektit të Qeverisë, ka bërë që Policia e Kosovës të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore duke identifikuar kryesit e kësaj vepre.
Rrëzohen masat e sigurisë së QeverisëVetëm 24 orë kanë mbijetuar rrethojat e hekurta të zgjatura në oborrin e Qeverisë së Kosovës, pas mobilizimit të fundit nga ana e pushtetit për rritjen e masave të sigurisë.