Ja cilat janë kompetencat e Asociacionit të Komunave serbeDelegacionet e Beogradit e të Prishtinës i kanë harmonizuar qëndrimet. Të punësuarit në Asociacionin e Komunave serbe zyrtarisht do të quhen të punësuar në sektorin publik (civil servants - shërbyes civilë), merr vesh gazeta serbe Politika nga qarqe diplomatike në Bruksel.
Turqia mbështet Kosovën për anëtarësim në UNESCOZëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Mustafa priti komandantin e ri të KFOR-itKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.
Prokuroria heton zyrtarët që morën para e dhurataProkuroria e Shtetit ka nisur hetimet për dyshime se dy zyrtarë të shtetit kanë përfituar materialisht nga pronarët e një universiteti ilegal turk në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova, krenare për miqësinë me SHBA-tëJanë betuar 36 vullnetarët amerikanë para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të i shërbejnë Kosovës.
Holanda po negocion me BE-në për SpecialenPas dhënies së verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për amendamentin 24, procesi i themelimit të Gjykatës Speciale do të vazhdojë. Tashmë i mbetet Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Jashtme, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, të negociojë me Mbretërinë e Holandës detajet teknike për vendosjen e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në këtë shtet.
Sot dihet numri i dëshmorëve të paraluftësKomisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit (KDFK), sot do të shpall numrin e dëshmorëve të kombit të periudhave të paraluftës çlirimtare në Kosovë, të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit në forma të ndryshme të rezistencës kundër Serbisë.
Thaçi: E ardhmja e Kosovës në BE, OKB e NATOPas deklaratave në KS të OKB-së, të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, ka replikuar homologu i tij serb, Ivica Daçiq.
Thaçi Daçiqit: Harrojeni Kosovën se e keni humbI ashpër është treguar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ndaj deklaratave të homologut të tij serb në lidhje me spastrimin etnik që po bëhet ndaj serbëve në Kosovë.
BE konfirmon bisedimet e 25 gushtitNë takim, dy palët do të synojnë të finalizojnë zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, për telekomin, për themelimin e Asociacionit, si dhe atë për lirinë e lëvizjes.
Premiera e filmit horror turk të Kosovës zgjon interesim të madhPremiera e filmit horror turk të Kosovës Silenter, e realizuar nga kandidati për regji, Caner Rashtana ka zgjuar interesim të madh te publiku. Në sallën e mbushur të Shtëpisë së Kulturës në Prizren është dhënë premiera e këtij filmi, që njëherësh ka qenë edhe nxitje për krijuesit amatorë.
Paga mesatare e minatorëve të Trepçës, 625 euroDrejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, ka thënë se paga mesatare e punëtorëve në nivel të Trepçës është 525 euro, ndërsa paga e minatorëve është 625 euro. Sipas tij, gjatë muajit qershor është arritur rekord ku janë prodhuar mbi 15 mijë tonë xehe.